Ka tronditur showbizin ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Tiranë ku 27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua për vdekje me armë nga shoku i tij. Qema ka qenë mik i shumë prej këngëtarëve dhe personazheve të showbizit. Ata kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 27-vjeçarit përmes postimeve në Instagram.
“Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht s’po mund ta besoj çfarë paska ndodhur. U prehsh në paqe Tallman”, thuhet në dedikimin e Getinjo.

“Nuk mund ta besoj. U prehsh në paqe. Nuk di çfarë të them”, ka shkruar BabyGee.

“Prehu në paqe Tallman. Ngushëllime familjes, miqve, Zoti iu forcoftë”, ka shkruar Mozzik.

Stresi gjithashtu ka postuar një foto me 27-vjeçarin, me emoji me sytë me lot.

"Do na mungosh. I love you edhe psee nuk je më ne mesinn ton my bro gjithmon je ne zemeren time. Shihemi InshAllah boten tjter BIG G", ka shkruar Meriton Mjekiqi.
View this post on Instagram
