Me siguri edhe ju kur keni parë videot nga urat prej xhami në Kinë, ju ka pushtuar frika. Një burri që po kalonte në këtë urë, i ka ndodhur ajo që i druhen të gjithë. BBC raporton se personi po vizitonte urën në Malet Piyan të premten kur ndodhi incidenti. Disa pjesë xhami janë thyer duke rrezikuar jetën e burrit që po kalonte. Ky i fundit është mbajtur në anësoret e urës duke u varut.
Kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë mbërritur në kohë dhe kanë shpëtuar burrin. Ai është dërguar në spital për kurim dhe thuhet se tani është në gjendje stabël fizike dhe emocionale.
Ura aktualisht është mbyllur dhe po hetohet mbi incidentin.
Kina ka 2,300 ura prej xhami në të gjithë vendin.
