Nëse shifrat e ulta të infektimeve vazhdojnë, në fund të majit do të bëhet një rivlerësim i situatës për të zgjatur orarin e lëvizjes pas orës 22:00. Kështu tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në “Opinion”.
“Shqipëria nuk ka patur në mbyllje totale këtë vit. Ne kemi marrë masa të shënjestruara për të mos dëmtuar bizneset dhe ekonominë e vendit. Orari do të rivlerësohet në dy javët e ardhshme, në fund të majit për të parë sesi do zhvillohen masat. Besoj do kemi lajme të mira nëse vijojmë kështu”, tha Manastirliu.
