Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka qenë i njohur për publikun. Ai shoqërohej me reperë të njohur dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi.
View this post on Instagram
Ndërkohë në një foto të publikuar nga vetë 27-vjeçari në rrjete sociale, ai shfaqet mes shokëve të tij, krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema.

Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti.
Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 4 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve edhe autori i dyshuar Marius Dema, i cili ka qenë në tavolinë me viktimë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale pasi mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur sherr para krimit.
Burimi: abcnews
