Aktorja e njohur Lisa Kujofsa ka humbur të motrën e saj të vogël, Ani Kujofsa. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktorja me një postim në rrjete sociale ku prek me fjalët për dritën e syve të saj.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!
Miq, nëse në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, shkruan aktorja.

