Nga Shqipëria / E Hënë 10 Maj 2021, 22:10

Alketa i lë 'Piter Panin' një tjetër prezantueseje

Klea Huta ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan” ku sapo hyri shprehu dëshiren që të kishte dhe ajo një emision me fëmijë.

Alketa menjëherë u shpreh e gatshme që t'ia linte vendin Kleas e madje bënë plane të bëjnë vitin tjetër një ndërrim.

Klea: Jam shumë e lumtur që ndodhem sot këtu dhe është hera e parë që unë jam e ftuar në 4 sezone të Piter Pan. Ke një emision shumë të bukur Alketa. Do doja shumë që të kisha dhe unë një emision si ky i joti.

Alketa: Vitin tjetër ta lë ty unë.

Klea: Jo, jo s’ka problem, dua të them që e dashuroj punën me fëmijët dhe është puna më e bukur në botë.

Alketa: Unë ta lë me qejf.