Klea Huta ishte e ftuar sot në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”. E pyetur nga vogëlushët për emrin e veçantë të Kridit, Klea tregoi se e ka gjetur teksa shihet një film dhe e vendosi aty për aty që djali i saj do quhet Krid.

“Kur unë isha shtatzënë po shikoja një film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë të zgjidhnin. Shiko këtej shiko andej, nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali personazhi kryesor e kishte Krid dhe unë thashë “Eureka”, tregoi Klea.

