Nga Shqipëria / E Hënë 10 Maj 2021, 19:07

Ledjana u largua nga 'Përputhen', flet i prekur Mevlani: Nëse do të ishte e sinqertë...

Ledjana ka treguar sot se ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Përputhen”. Lajmin e bëri të ditur sot me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo sqaroi se largimi nuk ka të bëjë me Mevlanin apo me faktin që ka gënjyer, siç përflitet në rrjet, por ka vendosur të largohet për shkak të akuzave që i janë bërë për martesë.

Ledjana mungoi puntatën e sotme dhe Mevlani u shpreh i prekur nga ky veprim.

Mevlani: Nuk e di, pse ajo s’duhet të vijë e të lejë të vetmuar sot në studio. Nëse ka diçka le ta thotë publikisht, nuk mbaj njeri me zor nëse nuk më do, është shumë e thjeshtë. Nëse ato ndjenja nuk janë të sinqerta le të vijë ta thotë. Në momentin që ke ardhur në një emision dashurie ka puthje ka përqafime dhe do ndikohemi nga prindërit që e kanë pranuar që do të vijmë në këtë emision. Nuk besoj që ka lidhje me familjen se ajo ka pozuar foto me bikini në vaskë. Nëse do të kishte sinqeritet nuk do të kishim ardhur në këtë pikë.

Arjan Konomi: Ajo është tronditur nga dy situata. duhet të ketë një qejf mbetje nga Mevlani pasi ajo priti një mbështetje dhe është ajo pjesa e pyetjeve.