Nga Shqipëria / E Hënë 10 Maj 2021, 15:03

Zbrazet Infektivi, 30 pacientë të shtruar, por ja cili është problemi

Situata nga Koronavirusi në spitalet Covid është përmirësuar ndjeshëm. Mjeku infeksionist Edmond Puca ka treguar për “Abc News” se në spitalin Infektiv ndodhen vetëm 30 të shtruar. Ndër ta nuk ka pacientë në moshë të re.

“Janë midis numrave 30-35 pacientë, të cilët po marrin shërbimin. Numri i rasteve është i limituar. Aktualisht janë midis moshave mbi 60", është shprehur mjeku.

Mirëpo, pavarësisht uljes së rasteve, këto pacientë shfaqin problematika më të rënda. 

“Problematika është se gjatë gjithë ecurisë së sëmundjes që kanë pasur. Problemi kryesor janë vështirësia në frymëmarrje, lodhja dhe pastaj janë rastet si temperaturat e zgjatura. Nuk kanë klinikë ndryshe. Kohët e fundit kanë pasur më shumë problematika", ka shtuar mjeku.