Nga Shqipëria / E Hënë 10 Maj 2021, 13:01

Në hapat e prindërve: Kridi e tregon që tani dashurinë e tij për muzikën

Me datë 4 qershor të vitit 2020, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Vogëlushi është bërë shumë i njohur për publikun, pasi të dy prindërit e publikojnë shpesh në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka dhënë shenja të dashurisë së tij për muzikën.

Elgiti ka publikuar në Instastory një video të Kridit me duart mbi piano, teksa ka vendosur kufjet. Duket se i vogli mund të ndjekë hapat e prindërve kur të rritet.