Nga Shqipëria / E Hënë 10 Maj 2021, 13:01

3 familjarët vdiqën nga helmimi me kërpudha, mjeku: Veshka dhe mëlçia ishin jashtë funksionit

Mjeku i QSUT-së, Alert Drishti ka dhënë një deklaratë për “Abc News”, në lidhje me tre pacientët nga Gjilani që humbën jetën nga helmimi i kërpudhave.

Ai është shprehur se ata kishin ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit. Të tre pacientët ndodheshin në fazën e tretë, kur veshka dhe mëlçia kishin dalë jashtë funksionit.

Mjeku ka treguar se pacienti nuk shfaq shenja të helmimit deri në 6 orë më vonë dhe më pas deri në 24 orë futen në fazën e dytë, ku iu dëmtohen organet.

"U konstatuan se ata ishin në gjendje të rëndë. Ishin në fazën e tretë. Kjo kërpudhe kur hahet dhe konsumohet pacienti nuk shfaq shenja për 6 orë. Pastaj deri në 24 orë kemi periudhën e dytë. Pacient vjen me diarre dhe të vjella.

Faza e tretë është 24 orë deri në tre ditë. Kemi fazën e mëlçisë dhe veshkës. Pacientët erdhën pikërisht në këtë fazë kur mëlçia dhe veshka kishin dalë nga funksioni. Edhe pacientët që trajtohen që në fillesë progonze e tyre mund të jetë fatale. Pacientët erdhën në ditën e tretë.

5 orë kanë qëndruar në Urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion. E moshuara ishte me problem zemre dhe vdiq e para. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas humbi jetën i biri dhe më vonë nusja”, është shprehur mjeku. 

Burimi: "Abc News"