Nga Shqipëria / E Diel 9 Maj 2021, 21:09

Habit Blendi Fevziu: Bashën e kam pasur nxënës, një herë doja ta nxirrja jashtë, por...

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Dola te Ola”, në News24.

Gjatë intervistës u shfaq një foto e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai zbuloi se Bashën e ka pasur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Fevziu rrëfeu se i ka bërë disa orë mësimi kur bënte stazhin si mësues. u shpreh ai. “Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, tha gazetari për Bashën.