Nga Shqipëria / E Diel 9 Maj 2021, 20:08

E papritur: Tuna bëhet nënë për herë të dytë, emri i bebushit dhe fotot e para

Këngëtarja e njohur Tuna i ka habitur të gjithë me një postim të bërë së fundmi në Instagram. Papritur, ajo ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.

Tuna ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Zen. Këngëtarja ka publikuar fotot e para pranë vogëlushit të porsalindur, krahas të cilave ka shkruar: Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Nënë krenare e Tianit dhe Zenit!"

Pak muaj më parë Tuna u përfol për një shtatzëni të mundshme. Në media u tha se këngëtarja ishte zhvendosur në SHBA për të lindur atje.

Kujtojmë se ajo është përfolur dhe për ndarje nga Patris Berisha, por pas këtij lajmi, të gjithë janë shumë konfuzë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? (@tunasejdi)