Në vitin 2011-të u bë e ditur lidhja mes rrokerit të njohur Bojken Lakos dhe këngëtares Semi Jaupaj. Ndonëse bashkë, ata të dy preferuanin ta mbanin lidhjen e rezervuar, duke ndarë shumë pak me mediat apo publikun.

Mirëpo, kjo histori e gjatë dhe e bukur ka arritur drejt fundit. Dyshja janë ndarë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Semi nga skena e “Këngës Magjike”.

E pyetur rreth Bojkenit, ajo tha “Është një mik i imi. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithë jetës". "Jo dashuri?", e pyeti moderatori Ardit Gjebrea. Këngëtarja u vu në siklet dhe shtoi: "Një mik i imi, kaq". Përgjigjja e saj ka lënë të kuptohet që ata të dy vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira edhe pas ndarjes.





