Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se numri i qytetarëve të vaksinuar ka arritur në 600 mijë. “600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, shkruhet në statusin e tij.
Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit sipas kategorive, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5. Ky proces ka nisur që në muajin Janar dhe objektivi është të bëhen 1 milion vaksinime.

