Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka uruar të ëmën për Ditën e Nënave. Ajo ka publikuar dy foto të saj në Instastory, duke i lënë të gjithë gojëhapur.

E ëma e këngëtares duket si 20-vjeçare, me flokët bjonde dhe sytë jeshilë. Krahas fotove Genta ka shkruar për të urimin më të ëmbël.

“Gëzuar ditën e nënave Eca! Ti je njeriu më i bukur, je bota për mua! Faleminderit për gjithçka që bën, të dua shumë! Gëzuar ditën e nënave gjithçkaja ime!”, e ka uruar ajo.





