Nga Shqipëria / E Diel 9 Maj 2021, 17:05

E fundit/ 1 viktimë dhe ja sa raste të reja me Covid-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 9 Maj 2021

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.952 testime janë konfirmuar 57 raste të reja me Koronavirus dhe ka humbur jetën një qytetar. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid19.