Melisa dhe Andi ishin të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” për të folur për marrëdhënien e tyre. Gjatë emisionit Melisa tregoi se përse vendosi ta mbante të fshehtë lidhjen me Andin duke u shprehur se priste që ata të kishin diçka konkrete.

“Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerëve”, tha Melisa.
