Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku kanë humbur jetën tre anëtarë të një familje nga Gjilani.
Dy mjekët e qendrës shëndetësor Manzë janë proceduar në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm. Në deklaratën e tyre mjekët kanë thënë se nuk janë informuar nga viktimat se çfarë kishin konsumuar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se familjaret kanë një shtëpi në një resort në Gjirin e Lalzit dhe prej disa ditësh kishin mbërritur nga Kosova për të pushuar në Durrës. Ditën e enjte vendosën të shkojnë në piknik dhe kishin mbledhur kërpudha. Më pas ata janë kthyer në banesë dhe i kanë gatuar e konsumuar kërpudhat, ku mësohet se pas 6 orësh janë ndjerë keq dhe i janë drejtuan për ndihmë qendrës shëndetësore në Manzë. Pasi morën mjekim u kthyen në banesë. Po mjekimi me sa duket nuk i ndihmoi që të përmirësoheshin dhe u kthyen sërisht tek qendra shëndetësore. Mjeket i dërguan në spitalin e Durrësit në gjendje të rënduar.
