Oriola Marashi dhe Eros Grezda kishin prej pak vitesh një histori dashurie, qe u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Por se fundmi kane lindur dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se ata jane ndare dhe planet per dasme jane prishur. “Panorama Plus” raporton se arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

