Nga Shqipëria / E Diel 9 Maj 2021, 08:08

Tragjedi në familje: Erdhën me pushime te Gjiri i Lalzit, vdesin nga kërpudhat

Një tragjedi ka ndodhur në një familje kosovare nga Gjilani që kishin ardhur me pushime në Gjirin e Lalzit. Siç raporton gazetari i ABC Leonida Musai, familja prej tre ditësh po qëndronin prej disa ditësh në shtëpinë e tyre të pushimit. Shkak i vdekjes së tre pjesëtarëve të familjes dyshohet të kenë qenë kërpudhat helmuese, të cilat i kanë mbledhur në pyll për t'i konsumuar më pas në shtëpi. Kur gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar pjesëtarët e familjes kanë shkuar në qendrën mjekësore Manëz ku kanë marrë mjekim. Pasi janë kthyer në shtëpi gjendja e tyre është agravuar dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.