Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 23:11

‘Dua të të bëj të lumtur’/ Mesazhi i fuqishëm i Sadetes për të gjitha gratë e dhunuara

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e dhimbshme e Sadetës. Ajo ishte martuar disa vite më parë me mblesëri, mirëpo martesa i ishte kthyer në një makth.

Për vite me rradhë, ajo ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti. Po ashtu ajo kishte përballuar e vetme të gjitha vështirësitë ekonomike.

Tashmë Sadetja jeton me prindërit në një fshat të Tiranës, e ndarë nga i shoqi.

Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” ajo dha një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që jetojnë me dhunues në shtëpi dhe nuk e marrin guximin për t’u larguar.

“Nëse një person ju lëndon një herë, mos e ktheni kokën mbrapa. Largohuni sa nuk është vonë se pastaj do të jetë më keq”, tha Sadetja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)