Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 22:10

Raketa kineze: A duhet të shqetësohemi dhe sa janë shanset që të na godasë?

Me datë 25 Prill Kina lëshoi në hapësirë raketën e quajtur Long March-5B. Pjesa thelbësore e raketës është ndarë nga moduli dhe po qarkullon jashtë kontrollit në rënie të lirë, ndërkohë që të gjithë presin se ku do të bjerë.

Sa mbetje të raketës do të bien në tokë?

Objektet, qoftë natyrore ose artificiale, në momentin që futen në atmosferën e tokës digjen në ajër. Mirëpo, duke qenë se mbetjet e raketës March Long 5B peshojnë afërsisht 22 tonë, nuk ka të ngjarë të shkatërrohen plotësisht. Sasia e mbetjeve që mund të godasin tokën është e vështirë për t’u parashikuar.

A duhet të shqetësoheni?

Për veten? Jo. Shanset që mbetjet e raketës të bien kudo afër jush janë jashtëzakonisht shumë të vogla. Ka shumë mundësi që këto mbetje të mos bien në masë toke, por në oqeane.

Sa shpesh ndodh që mbetjet hapësinore të bien pranë zonave të populluara?

Diçka e tillë nuk ndodh shpesh, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Në fund të muajit Mars, një raketë disa tonëshe SpaceX Falcon 9 u shpërbë mbi Paqësorin Veriperëndimor, ndërsa mbetjet i hodhi në Uashington.

Shembulli më i njohur i një rasti të tillë i përket vitit 1979, kur NASA synonte të deorbitonte një anije hapësinore 75 tonëshe në Afrikën e Jugut, por në vend të kësaj anija u shpërbë në Oqeanin Indian dhe mbetjet përfunduan nëpër Australinë Perëndimore.

Burimi: nationalgeographic.com

Përktheu dhe përshtati: Xing.al