Raketa kineze March Long 5B ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet të bjerë në tokë. Raketa është futur në atmosferën e planetit dhe pritet të rrëzohet vonë mbrëmjen e së shtunës ose në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ushtria amerikane ka parashikuar se raketa kineze, prej 18 tonësh, do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Mirëpo diçka e tillë nuk dihet ende. Ekspertët nuk e përjashtojnë faktin që raketa të bjerë në zona të populluara pasi është jashtë kontrollit dhe në rënie të lirë.
Ndërsa sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës pjesa më e madhe e mbetjeve të raketës do të digjen në ajër gjatë hyrjes në atmosferën e tokës, ndërsa pjesa tjetër do të bjerë në oqean.
Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës dhe në cilin cep të hapësirës ndodhet:
