Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 20:08

Uau! Modelja bukuroshe ruse gdhend në trup portretin e Don Xhonit

Don Xhoni është kthyer në një ndër reperët për publikun shqiptar, por jo vetëm. Ai ka tërhequr vëmendjen dhe jashtë vendit, konkretisht të një modeleje bukuroshe ruse.

Modelja quhet Ariana Li-Rey dhe së fundmi ka bërë një gjest shumë të veçantë për Don Xhonin. Ajo ka bërë tatuazh në trupin e saj portretin e reperit me një kurorë mbi kokë. “Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar Ariana krahas një fotoje të publikuar në Instastory.

Pak kohë më parë ajo publikoi dhe një video duke dëgjuar një këngë të Don Xhonit, teksa e ftoi këtë të fundit në Rusi.