Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 18:06

Meridian Ramçaj i del në krah Melisës dhe i hedh kunja Ledjanës

Pak kohë më parë kudo në rrjet qarkulluan zëra se Ledjana ishte në një lidhje jashtë emisionit, me dikë në Belgjikë. Vetë konkurrentja e mohoi, mirëpo kjo histori është bërë sërish aktuale.

Ledjana është përfshirë në një sherr virtual me Melisën dhe kjo e fundit nuk ka hezituar t’i përmendë Belgjikën. "Une personalisht u lodha me mesazhe me ty keshtuqe preferoj te bej nje xhiro andej nga Bukëmira! Dergoji fjalet edhe andej nga Belgjika, do degjohemi shume shpejt por une jam qingji i urte qe pin 2 nena!”, shkroi ajo në Instastory. (Lexo këtu)

Ndërkohë, vetëm së fundmi, Melisa ka publikuar një video krah Meridian Ramçajt i cili i ka dalë në krah dhe ka thumbuar po ashtu Ledjanën.

“Do ikim në Belgjikë ndonjë natë”, i thotë ai Melisës me ironi.