Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 17:05

Rikthehet dyshja e famshme, Ermali dhe Xhoda së bashku në serialin e ri

Ermal Mamaqi ka vendosur që të zbulojë dita ditës nga një aktor që do e shohim në serialin “H.O.T”, seriali i parë nga producenti i cili realizoi dy filmat më të suksesshëm “I love Tropoja” dhe “Dy gisht mjaltë”.

Së fundmi Ermali zbuloi se dy nga protagonistet në serial do të jenë Jonida Vokshi dhe Klea Huta.

Ndërsa sot ka dhënë edhe një super lajm. Xhoda dhe Ermali, dyshja e famshme e “I love Tropoja” do të rikthehen për serialin “H.O.T”.

Ermali ka postuar një foto me Irgen Çelën nga dita kur festonin suksesin e “I love Tropoja” dhe shkruan: “Ju prezantoj me një nga yjet e serialit H.O.T. Këtë vjeshtë në Tv. P.s: Me flokë të krehura të dy”.

Seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini. Të tjerë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë bërë pjesë e kastit dhe do të zbulohen së shpejti.