Koço Buzo, 58-vjeçari që qëlloi me breshëri kallashnikovi bashkëshorten pasi dolën nga seanca gjyqësore, ka dhënë një dëshmi të fortë para oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, Buzo ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi duke theksuar se ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja. Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.
Koço Buzo plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.
Burimi: abcnews
