Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Maj 2021, 12:12

'Ejlyl' rikthehet në ekran, zbulohet seriali më i ri në TV Klan

"Ejlyl" e serialit "Lule të vetmuara" do të rikthehet në ekran me një serial të ri. Aktorja Biran Damla Yilmaz do të shfaqet në serialin "Nehir", një prodhim i vitit 2021 që do të transmetohet së shpejti në TV Klan.

Inxhinieri Nazim, një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruanin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! 

Ndërsa Nehir ishte një mashtruese me shumë identitete, që martohej për të marrë dhuratat e dasmës dhe më pas zhdukej. Vetëm Nazim dinte emrin e saj të vërtetë dhe portretin e saj. Por nuk mund ta tregonte fytyrën e tij. 

Thonë që dashuria e vërtetë tejkalon bukurinë! Por sa do të mund të gënjejnë Nazim dhe Nehir? Na mbetet ta zbulojmë së shpejti premierë ekskluzive në Tv Klan.