Gazetari i njohur Sokol Balla ka festuar 48 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, Balla ka vendosur të prezantojë për herë të parë të bijën që erdhi në jetë vitin e kaluar.

Gazetari i ka vendosur vajzës emrin Sayuri dhe zbulon domethënien e emrit të vogëlushes në kujtim të të atit të ndjerë.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, ka shkruar Balla.


