
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 4 qytetarë, mes tyre një 1-vjeçar nga Prishtina.
1 vjeçari është viktima më e re nga Koronavirusi në Kosovë. Vogëlushi ishte konfirmuar me Covid-19 me datë 5 Maj. Pavarësisht kujdesit mjekësor, ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje.
Nuk dihet ende nëse 1 vjeçari kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruse.
3 viktimat e tjera janë: një 78 vjeçar nga Ferizaj, një 67 vjeçar nga Mitrovica dhe një 42 vjeçar nga Podujeva.