Nga Shqipëria / E Premte 7 Maj 2021, 16:04

'Nuk më përballon dot', Kristianit nuk i del e keqja me Arjan Konomin

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Kristian Marcinaj ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. I pyetur nëse do e donte një përballje sqaruese me Arjan Konomin, ai u shpreh i bindur se opinionisti nuk do e përballonte dot.

“Arjani nuk më përballon dot në argumente. Nuk e përballon një përballje me mua. Unë jam shumë konkret”, tha ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë Kristiani debatoi ashpër me Konomin, pasi ky e fundit e akuzoi se u jepte konkurrentëve drogë.