
Çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta janë vaksinuar për Koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale.
Ajo ka treguar se kanë marrë vaksinën Pfizer Biontech. “Të vaksinuar për Covid-19”, lexon krah postimit të Vesës.
Kujtojmë se çifti, së bashku me djalin e tyre, jetojnë prej vitesh në Zelandën e Re.