Nga Shqipëria / E Premte 7 Maj 2021, 14:02

Vdekja tragjike e 10-vjeçarit në Shkodër, flet e përlotur mësuesja: Ishte i shkathët me tipare lideri

Ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër, ngjarja e rëndë e ndodhur dje kur një 10-vjeçar Nasir Ymeri ishte duke luajtur ne katin e dytë të banesës dhe teksa tentoi të bëjë një video duke bërë akrobaci, rezultoi fatale.

Mësuesja kujdestare Roberta Naraci nga shkolla “At Gjon Karma” ka treguar për mediat se Nasiri nuk kishte shfaqur probleme por se ishte një fëmijë lider në klasë.

“Nasiri ishte nxënës i imi që prej klasës së parë. Mund ta përshkruaj si një nxënës me arritje të mira, me tipare të një lideri. Një fëmijë shumë i shkathët. Gëzonte respektin e nxënësve dhe mësuesve. Shumë sjellje e mirë. Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme.”