E ftuar në emisionin “Rudina” astrologia Meri Shehu ka bërë një renditje nga shenja më pak e favorizuar tek ajo më e avantazhuara, duke theksuar se muaji Maj do të jetë një muaj i mirë për të gjithë.
12.Luani - Deri tani janë kritikuar shumë në punë nga bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe tashmë çlirohen nga antagonizmi dhe fillojnë marrin më shumë energji pozitive. Do të kenë edhe ndryshim shtëpish ose bashkëjetesa të mira. Madje Luanët janë të favorizuar për të lindur fëmijë gjatë muajit Maj.
11.Bricjapi - Fillojnë një jetë të re, njohin dikë në jetën personale. Hapen, bëhen më sharmantë, më të kërkuar, më produktivë dhe madje mund të blejnë edhe një pronë. Ose mund të bashkëpunojnë me të afërmit e tyre. Lekët nuk do të jenë kaq të mëdha sa ç’kanë qenë deri tani.
10.Dashi - Ata që kanë pasur problem shëndetësore ose kanë punuar në institucione që lidhen me shëndetësinë, fillojnë qetësohen. Marrin një energji pozitive dhe puna e tyre i çliron nga pengesat. Dashët fillojnë edhe një rrugë të re ekonomike, shumë pozitive në këtë periudhë sepse hëna e re në shenjën e Demit jep një perspektivë të re ekonomike.
9.Shigjetari - Do të vendosin për një bashkëjetesë, ndryshim ambienti, shtëpie, gjatë peridhës 13 Maj dhe pas. Jupiteri futet në shenjën e peshqve, planeti i fatit ndryshon pozicion nga Ujori, kalon tranzit për dy tre muaj në shenjën e peshve dhe i ndryshon komplet situatat e deritanishme në lidhje me shenjat.
8.Binjakët - Do të marrin iniciativën për të ndryshuar punën, karrierën dhe do të fusin ide të reja në jetën e tyre. Do ta kenë këtë energji për të bërë një ndryshim të madh. Shumë binjakë do të ndryshojnë atë që bëjnë deri tani. Idetë e tyre do të jenë të tillë që do të mposhtin edhe atë çfarë ata kanë bërë deri tani.
7.Virgjëresha - Kanë pritur dhe kanë duruar shumë dhe më duket se muaji Maj është muaji më i mirë i pritshmërive të tyre. Sidomos në një bashkëpunim të rëndësishëm që do të futen, ose me jetën personale ku shumë Virgjëresha do të martohen. Është muaji më i rëndësishëm për një martesë. Ose një njohje shumë e mire që ata seriozisht do ta deklarojnë në martesë.
6.Peshorja - Do të fitojnë shumë para dhe janë para që u vijnë vetëm njëherë. Pra mundësinë duhet ta kapin. Hëna e re në shenjën e Demit, i favorizon shumë në fushën e bashkëpunimit duke i sjellë para të papritura. Dhe këto para fillojnë i stimulojnë më mirë në investime dhe mundësi shumë të rëndësishme në jetën e tyre. Do të kenë edhe shumë udhëtime.
5.Ujori - Lekë i frikshëm në kuptimin e mirë. Pas datës 11 Maj vjen fati dhe paraja. Vijnë pas të gjitha veprimtarive që kanë bërë dhe që kanë pretenduar gjëra të mira në jetën e tyre. Pritet një lekë i paparë. Ata ujorë që kanë ndryshuar shtëpinë, e stopojnë dëshirën për të ndërruar shtëpi dhe do të nisin të arredojnë shtëpinë e tyre.
4.Demi - Kemi fillime të reja, por kemi edhe realizimin e një ëndrre të tyre në një marrëdhënie që kanë vuajtur shumë ose kanë harxhuar energji. Mund të rikthehen me fitore në jetën e tyre personale. Do të kenë edhe diçka të re pas datës 11 Maj, në çështjet e jetës personale.
3.Peshqit - Më në fund do të marrin një shijë shumë të rëndësishme për atë çfarë do të ndodhë në 2022 pasi futet Jupiteri në shenjën e tyre. Kur futet planeti i fatit në shenjën tënde nuk ndodhin gjithmonë gjërat më të mira. Mund të ndodhin dhe gjëra që nuk koncepton si të mira por e kanë të mirën mbrapa.
2.Akrepi - Muaji më fatlum dhe në marrëdhënie personale, me fëmijët, në atë çfarë kanë pritur gjithmonë në jetën e tyre. Nëse do duan të martohen do martohen, nëse do duan të ndahen do të ndahen, nëse duan të lidhen do lidhen. Ajo çfarë dëshirojnë ata në këtë periudhë është ajo që do të ndodhi. Do të ketë bashkëpunime të reja, partneritete të reja, punë të reja dhe propozime të reja.
1.Gaforrja - Do të jenë në muajin më të mirë të vitit të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë perisuhdë për të bërë realitet ato gjëra që kanë dashur gjithmonë. Është një muaj plot shkëlqim. Përderisa asgjë nuk është e prerë me thikë nuk do të doja që vëmendja të jetë në punën që do bëjnë. Është një nga muajt më me fat në shenjën e gaforres. Eklipsi hënor në shigjetar është pika e dobët tek gaforrja këtë muaj. Mund të nxjerri një sekret apo mund të ketë një prapaskenë rreth datës 26 Maj.
