Nga Shqipëria / E Premte 7 Maj 2021, 10:10

E tmerrshme/ 17-vjeçarja shqiptare denoncon babain për përdhunim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku e përfshirë është një familje shqiptare. Raportohet se një vajzë 17-vjeçare shqiptare ka denoncuar në polici babain e saj duke deklaruar se është përdhunuar.

“17-vjeçarja denoncoi të enjten me të ëmën në polici se babai i saj e ka abuzuar seksualisht që kur ishte 12 vjeçe”, shkruajnë mediat greke.

Babai 45-vjeçar është arrestuar menjëherë ndërkohë që po vijojnë hetimet. Vajza është dërguar në spital për t’u ekzaminuar, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Sipas informacioneve për mediat helene, bëhet fjalë për një familje me 4 pjesëtarë nga Shqipëria. 45-vjeçari kishte qenë i papunë muajt e fundit. E vetmja që punonte në shtëpi ka qenë nëna. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Assos të Corinth-it.

Burimi: tvklan.al