India është duke kaluar në një krizë të madhe dhe spitalet janë në kolaps për shkak të pandemisë. Në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 412 262 raste të reja me koronavirus, rekord i ri botëror që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3980 persona nga Covid 19 në Indi.
Në 30 ditët e fundit, India ka regjistruar 8.3 milion raste.
