Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 22:10

I biri i Osama bin Laden do të bëhet Ambasador i Paqes, të rregullojë gabimet e të atit

Omar bin Laden është një ndër djemtë e themeluesit të organizatës terroriste "Al-Kaeda", Osama bin Laden. Në të shumtën e rastave, sidomos kur ndihet i depresionuar, ai e gjen ngushëllimin te pikturat. Pikturat e tij janë kryesisht peisazhe, skena të shkretëtirës së Nilit nën dritën e hënës apo perendimi i patrembur amerikan.

"Disa të afërm nga ana e mamit janë njerëz të artit. Nënës time i pëlqen të pikturojë, po ashtu dhe njërës nga motrat e mia. Po ashtu, xhaxhai im ka qenë një artist shumë i mirë. Si rrjedhojë, nevoja për të pikturuar më rrjedh në gjak", ka treguar Omari.

Përgjatë 12 muajve të fundit ai ka pikturuar një duzinë me vepra origjinale, të gjitha me stil naiv, me ngjyra të gjalla dhe me natyrë ekspresioniste. Në një pikturë ai ka rikrijuar malet me gjemba të Tora Borës, ku babai i tij fshihej në prag të 11 Shtatorit, 2001. Në një pikturë tjetër, e cila është e preferuara e tij, ai ka pikturuar shkretëtirën e Arizonës, rreth 7 milje e gjysmë larg strehës në majë të malit ku ndodhej babai i tij.

Të gjitha pikturat e Omar bin Laden kanë një thjeshtësi fëminore dhe duket sikur ndërmjet artit ai kërkon të rifitojë qetësinë që kishte në rini, por e ka humbur për shkak të dhunës dhe gjakderdhjeve.

"Më mungojnë kohërat argëtuese që kam kaluar, ato kohë kur isha shumë i ri për t'u njohur dhe shumë i pafajshëm për të parë botën përreth meje. Më mungon paqja e fëmijërisë", është shprehur ai.

Përsa i përket viteve të adoleshencës së hershme, ai i ka kaluar duke ndjekur si hije babain e tij, nëpër luginat, ultësirat dhe zonat e luftës së Afganistanit. Në moshën 15 vjecare ai u dërgua në kampet e stërvitjes së Al Kaedës pranë Tora Borës për t'u përgatitur për betejë kundër ushtrive perëndimore, ndërsa në moshën 16 vjecare u dërgua në front të luftës.

Omari e ka pranuar se nuk ka qenë kurrë i afërt me babain e tij. Osama ishte një patriark i rreptë që i privonte bijtë e tij nga lodrat, i rrihte rregullisht dhe i përgatiste për misione vetëvrasëse.

I biri ka kujtuar një kthesë thelbësore gjatë luftës cilive, kur i ndodhur në një shteg mali, dëgjonte plumbat e snajperit që përplaseshin në kodrën përballë tij. Në ato momente ai kuptoi dhe marrëzinë e luftës. Në moshën 18 vjecare Omari e braktisi misionin e Al Kaedës dhe udhëtoi me të ëmën për në Siri.

Ai e pa për herë të fundit të atin në Afganistan të vitit 2001. Omar është tani 39 vjec dhe përgjatë këtyre viteve ai i ka dënuar vazhdimisht sulmet e 11 Shtatorit. Ai ka shprehur pikëllim për mijëra viktimat që humbën jetën, duke denoncuar Al Kaedën për masakrën ndaj civilëve.

"Shumë njerëz mendojnë se arabët-veçanërisht bin Ladens, veçanërisht bijtë e Osamës-janë të gjithë terroristë, por kjo nuk është e vërtetë", ka deklaruar Omari për Associated Press.

Për më tepër, ai ka dashur të bëhet Ambasador i Paqes, për të kompesuar gabimet e të atit. Ndonëse 39 vjecari nuk mund të shpëtojë kurrë plotësisht nga trashgimia e larë me gjak e Osamës, nga çrregullimi bipolar dhe plagët psikologjike të edukimit të tij, ai ka gjetur më në fund paqen brenda vetes. Një paqe që vjen dhe nga piktura.

“Unë dua që bota të mësojë se jam rritur; se për herë të parë në jetën time jam rehat me veten time; se e kaluara është e kaluar dhe njeriu duhet të mësojë të jetojë me atë që ka kaluar. Njeriu duhet të falë nëse nuk harron", është shprehur ai.

Omar jeton në Normandi tani, me gruan e tij Zaina Mohamed Al-Sabah dhe një ekip të vogël kuajsh.

Burimi: "Vice.com"

Përktheu dhe përshtati: "Xing.al"