Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 21:09

Caktohet kryetari i Komisionit për shkarkimin e Ilir Metës, pjesë dhe opozita

Burime për "Abc News" kanë bërë të ditur se është caktuar kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në krye të komisionit do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni.

Pjesë e tij do të jenë edhe tre deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ishte thirrur në Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me argumentet e 49 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e tij, mirëpo ai nuk u paraqit.