Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 19:07

58-vjeçari ekzekutoi gruan me kallash, dalin pamjet e horrorit në Elbasan (Video)

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku 58-vjeçari K.B ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij L.B 54-vjeç, në derë të gjykatës. Autori la të plagosur edhe dy persona të tjerë, kalimtarë të rastit.

Dyshja sapo kishin zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit. "ABC News" ka bërë të ditur se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.

Media në fjalë ka siguruar dhe pamjet nga momenti i vrasjes, ku duket momenti kur K.B i ka prerë rrugën bashkëshortes.