Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 18:06

Salsano Rrapi i del në krah Aleksit dhe thumbon Rezart Veleshnjan

Salsano Rrapi i ka dalë në mbrojtje aktorit Aleks Seitajt, pas deklaratës së bërë nga Rezart Veleshnja. Ky i fundit u shpreh se paroditë e Aleksit nuk duhet të dëgjohen nga adoleshentët, pasi (sipas tij) ai tregon se është homoseksual. (Lexo këtu)

Salsano ka hedhur thumba ndaj Rezartit me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka postuar një video ku ka interpretuar si femër në “Portokalli”, njëjtë si roli i Vezires që ka Aleksi. 

"Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano.