Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 18:06

E fundit/ 3 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 6 Maj 2021

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2818 testime janë konfirmuar 91 raste të reja me Koronavirus dhe kanë humbur jetën tre qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Konkretisht kanë ndërruar jetë: 2 qytetarë nga Korça dhe 1 qytetar nga Shkodra.