Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 17:05

Tragjike në Shkodër/ Po realizonte video për Tik Tok, humb jetën 10-vjeçari

Një 10-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën teksa realizonte një video për aplikacionin Tik Tok.

Burime kanë bërë të ditur për “ABC News” se 10-vjeçari me iniciale N.Y po tentonte të realizonte një inskenim sikur po vetëvritej.

Fatkeqësisht diçka nuk ka shkuar si duhet, duke u kthyer në tragjedi. I mituri është gjetur i vetëvarur nga familjarët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur.

Burimi: "Abc News"