Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 15:03

Rektori i UT: Si do të zhvillohen provimet

Pasi Komitetit Teknik i Ekspertëve për Covid-19 i dha dritën jeshile hapjes së pjesshme të auditoreve, drejtuesit e fakulteteve të institucionit më të madh të arsimit të lartë në vend u mblodhën dhe vendosën të bazohen në modelin e ndjekur semestrin e parë. Konsultimet dhe provimet do të zhvillohen të kombinuara mes pranisë në klasë dhe asaj online.

Sipas Rektorit Artan Hoxha alternimi është parë si mënyra  më efikase për shkak të numrit të lartë të studentëve dhe hapësirave në dispozicion.

“Të njëjtin ushtrim kemi bërë. Dhe Universiteti i Tiranës megjithëse e kishte të mundur auditorin me ato kufizime, praktikisht mbi 90 për qind të provimeve të semsestrit të parë i zhvilloi në distancë. Dhe, rezultoi me sukses me gjithë problematikat që ka.”

“Me përjashtim të atyre që për shkaqe objektive nuk janë vaksinuar, ata që e kanë pasur mundësinë janë vaksinuar. Kemi më shumë se 80 për qind të pedagogëve që janë vaksinuar. Po kujdesin më të madh e kemi për studentët.”

Burimi: abcnews