Një krim ka tronditur qytetin e Elbasanit ditën e sotme. 58-vjeçari K.B, ka ekzekutuar me kallashnikov bashkëshorten e tij L.B 54-vjeç në derë të gjykatës. Autori ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, kalimtarë të rastit.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Pasi bashkëshortja ka dalë nga dera e gjykatës 58-vjeçari ka hapur zjarr.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, një vajze 26-vjeçe dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
