Nga Shqipëria / E Enjte 6 Maj 2021, 12:12

E fundit/ Burri ekzekuton gruan në Elbasan

Një krim i rëndë ka ndodhur drekën e sotme në Elbasan. Një burrë ka vrarë bashkëshorten me armë zjarri në afërsi të gjykatës në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se të shtënat janë ndjerë pranë gjykatës ku një burrë ka qëlluar në drejtim të gruas së tij duke e lënë të vdekur në vend. 68 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pajetë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.