Aktori i humorit, Rezart Veleshnja i ftuar në "Shqipëria live" ka prekur së fundmi një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët e këtij spektakli imituan “Për’puthen”. Rezarti i është drejtuar ashpër Agron Llakajt duke kujtuar momentin kur Llakaj i tha aktorit që luante personazhin e Arjan Konomit me fjalën “pederast”.

“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arjan Konomi “pushi ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arjan Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.
