Vlashent Sata feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë Dojna e ka surprizuar me një urim shumë emocionues që e nis duke shprehur ndjenjat e saj dhe e përfundon me humor. Me këtë urim moderatorja na zbulon shumë edhe për marrëdhënien e tyre duke treguar se Vlashenti është shumë njeri i duruar.

"Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.
Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të degjoj një kengë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”.
Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.
Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.
Për ty qe në vend të zemrës ke një diell.
Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)", shkruan Dojna.


