Vogëlushi i Almedës dhe Tolgës, Efehani ka festuar sot 2 vjetorin e lindjes. Të dy prindërit e kanë uruar me fjalët më të ëmbla në rrjete sociale.
Almeda ka publikuar një foto pranë tij dhe Tolgës, krahas së cilës ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen djali im i çmuar! Ti je i dashur për ne sot, nesër dhe përgjithmonë”.
Ndërkohë Tolga ka ndarë me ndjekësit të njëjtën foto, mirëpo sigurisht shoqëruar nga një urim tjetër. “Gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që të kam djali im i dashur! Të dhëntë Zoti shumë vite jetë me shëndet dhe paqe”, ka shkruar aktori.
Siç duket nga fotoja, dyshja e kanë surprizuar vogëlushin dhe me një festë. Në tavolinë shihet torta e personalizuar me kafshë të ndryshme.
