Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 23:11

Feston 2-vjetorin, Tolga dhe Almeda surprizojnë vogëlushin Efehan

Vogëlushi i Almedës dhe Tolgës, Efehani ka festuar sot 2 vjetorin e lindjes. Të dy prindërit e kanë uruar me fjalët më të ëmbla në rrjete sociale.

Almeda ka publikuar një foto pranë tij dhe Tolgës, krahas së cilës ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen djali im i çmuar! Ti je i dashur për ne sot, nesër dhe përgjithmonë”.

Ndërkohë Tolga ka ndarë me ndjekësit të njëjtën foto, mirëpo sigurisht shoqëruar nga një urim tjetër. “Gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që të kam djali im i dashur! Të dhëntë Zoti shumë vite jetë me shëndet dhe paqe”, ka shkruar aktori. 


Siç duket nga fotoja, dyshja e kanë surprizuar vogëlushin dhe me një festë. Në tavolinë shihet torta e personalizuar me kafshë të ndryshme.